“Welcome, merhaba” dalin detajet e bisedes nga takimi Kurti -Erdogan

Kosovë&Rajon

“Welcome, merhaba” dalin detajet e bisedes nga takimi Kurti -Erdogan

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Sipas pamjeve të publikuar nga pritja që iu bë Kurtit, dëgjohet presidenti turk duke e përshëndetur kryeministrin kosovar në gjuhën angleze dhe turke.

“Welcome, merhaba, how are you”, dëgjohet të ketë thënë Erdogan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas agjencisë Anadolu, gjatë takimit në Pallatin “Vahdettin” në Stamboll, Erdogan dhe Kurti folën për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në aspekte të ndryshme dhe u diskutuan hapat e mundshëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Po ashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin.

 

ME TE LEXUARAT