Vulin “shpërthen” ndaj Berlinit: Emri i dytë i Gjermanisë është “gjenocid”

Kosovë&Rajon

Vulin “shpërthen” ndaj Berlinit: Emri i dytë i

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analene Baerbock dhe shtetit të saj pas qëndrimit të Berlinit zyrtar për gjenocidin në Srebrenicë.

Vulin u shpreh se kryediplomatja gjermane është “mbesa e një ish-nazisti të dekoruar nga Hitleri”, e cila po “shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal”.

Sipas tij “Gjermania është vendi, emri i dytë i të cilit është gjenocid dhe holokaust”.

Ai theksoi se presidenti serb Vuçiç “nuk do të qëndrojë pa bërë diçka përballë pushtetit gjerman”.

“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidi, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë – tha zëvendëskryeministri i Serbisë nga Teherani, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ebrahim Raisit, Presidentit të vrarë në aksident të Iranit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion