Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës

Kosovë&Rajon

Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj Pavarësinë e Kosovës

Dredhat e tij nuk kane fund, varesist nga vendi ku flet. Ndryshe ne Bruksel dhe ndryshe ne Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

Vuçiq ka inisistuar se nuk do ta nënshkruajë Pavarësinë e Kosovës dhe se për këtë ka bërë betimin për Kushtetutën dhe ungjillin e Miroslavit, raporton Danas, përcjell Gazeta Sinjali.

“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit”.

Nuk do të jem unë ai që do t’ua nënshkruaj pavarësinë e Kosovës! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de fakto as de jure”, tha Vuçiq.

Sipas Vuçiq, propozimi evropian ka me vete shumë vendime të vështira.

“Detyrimi ynë i parë është të mbrojmë Serbinë, i dyti është të mbrojmë interesat kombëtare dhe i treti është të mbrojmë paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion