Vuçiç qëndrim të njëjtë për Kosovën: Nuk do ta njohim pavarësinë

Kosovë&Rajon

Vuçiç qëndrim të njëjtë për Kosovën:

Presidenti Vuçiç ka deklaruar këtë të diel se do të zbatojë detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhëneve me Kosovën. Por ai vijon të këmbëngulë në qëndrimin se nuk do ta njohë pavarësisnë, edhe pse kjo është një nga pikat e marrëveshjes.

“Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë dhe korrekte por pas formimit të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Sa i përket atyre që kemi bërë deri tani, ne gjithmonë e kemi thënë që duam kompromis por do tua bëjmë të qartë të gjithëve, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjë as në të ardhmen”, tha Vuçiç.

Duke folur për mediat, Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që ndihmon në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Serbia nuk do të pranojë asnjë dokument që angazhohet për të mbështetur dhe ndihmuar të ashtuquajturën Kosovë në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, organizatat, institucionet dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara. As në afat të gjatë dhe as në afat të shkurtër nuk do ta pranojmë një detyrim të tillë”, tha Presidenti serb.

Presidenti serb nuk komentoi deklaratat e fundit nga Prishtina për sulme të reja, por tha se aurotitetet e Kosovës po mbajnë të fshehur rezultatet e autopsisë së serbëve që u vranë në Banjskë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion