U mori flakë lavatriçja e rrobave, banesa në Gjirokastër për pak sa nuk digjet

Aktualitet

U mori flakë lavatriçja e rrobave, banesa në Gjirokastër

Një banesë në qytetin e Gjirokastrës është dëmtuar nga zjarri, i cili ka patur si shkak djegien e lavatriçes së rrobave.

Sipas dëshmimtarëve okularë rreth orës 13.45, një banesë dykatëshe në lagjen ” 18 Shtatori” është mbuluar nga tymi dhe bloza.

Shtëllungat e tymit dilnin nga mjediset e katit të dytë duke alarmuar banorët përreth saj që kërkuan ndihmën e Shërbimit Zjarrëfikës.

Ndërsa kanë hyrë në godinë zjarrfikësit konstatuan se banesa ishte e mbushur me tym dhe zjarri ishte shkaktuar nga lavatricja e rrobave,  e cila ishte djegur plotesisht. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej njeri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion