Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, drejtoresha: Pas sherrit, e qëlloi ish-bashkëshorti

Kosovë&Rajon

Vrasja e 21-vjeçares në Ferizaj, drejtoresha: Pas sherrit, e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Ferizaj në Kosovë ku një 21-vjeçare mbeti e vrarë jashtë ambienteve të qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, siç dyshohet, nga ish-bashkëshorti.

Drejtoresha e kësaj qendre sociale, Adelina Rexhepi-Braha, ka treguar dinamikën se si ka ndodhur kjo që ngjarje.

Ajo tha për mediat në Kosovë, se nëna e kishte dërguar fëmijën në qendër rreth orës 13:00 për të takuar me babain.

I ati e ka marrë djalin e ka dërguar në shtëpi dhe më pas e ka dërguar sërish në qendër. Sipas saj vrasja ka ndodhur pas disa përplasjeve dhe konflikteve të çiftit.

“Djalin e kishte për ta kthyer në qendrën sociale në orën 15:00 dhe më pas duhet ta merre nëna. Kur ai ka dalë poshtë, është takuar me ish-bashkëshorten dhe aty kanë nisur konfliktet me tone të larta.

Ky ka qenë momenti kur ish-bashkëshorti ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar, ndërsa i vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të kësaj qendre”, ka treguar ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion