Komisioni për TIMS, deputetët e PS kërkojnë mbylljen e seancës, Salianji: Do bëj kallëzim penal!
Ka vijuar me përplasje mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Debatet kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar. Deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca ndërsa Salianjii tha se do bëjë kallëzim.
Pjesë nga debati:
Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.
Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën.
Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo.
Salianji: Po për kë e ke pyetjen.
Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji.
Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim.