Vjosa Osmani ja merr valles në dasmën e vajzës së Ibrahim Rugovës – pamje nga ceremonia

Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani ja merr valles në dasmën e vajzës së Ibrahim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, Osmani ka qenë pjesë aktive e festës, ku është filmuar duke vallëzuar në atmosferën festive të dasmës.

E veshur me një fustan elegant të zi, ndërsa Sadriu me kostum klasik po ashtu në ngjyrë të zezë, presidentja është parë në një moment të lirshëm e të gëzuar, në respekt të familjes Rugova.

Vjosa Osmani ja merr valles në dasmën e vajzës së Ibrahim

Teuta Rugova i dha fund beqarisë duke u martuar me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit kosovar në Mal të Zi, Nik Gjeloshi. Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni martesore të mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, me praninë e familjarëve, figurave të njohura politike dhe miqve të afërt.

Pamjet nga dasma janë publikuar në rrjete sociale, ku bie në sy pjesëmarrja dhe atmosfera e ngrohtë mes të ftuarve, përfshirë edhe momente kur presidentja Osmani i bashkohet valles tradicionale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion