Vjosa Osmani i jep Dua Lipës shtetësinë e Republikës së Kosovës

Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani i jep Dua Lipës shtetësinë e Republikës së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar këngëtaren me famë botërore Dua Lipa me shtetësinë e Kosovës, përmes një dekreti presidencial të firmosur të enjten.

Lajmin e bëri të ditur vetë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook, ku e cilësoi artisten si një nga figurat më të rëndësishme kulturore dhe përfaqësuese të imazhit të vendit në botë.

“Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” – shkruan Presidentja.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme, duke përmendur ndikimin dhe përkushtimin që artistja ka treguar ndër vite për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Vendimi është përshëndetur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë vlerësuar këtë akt si një mirënjohje të merituar për kontributin e jashtëzakonshëm të Dua Lipës, jo vetëm në muzikë, por edhe në përfaqësimin e identitetit dhe kulturës kosovare në mbarë botën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion