Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

Kosovë&Rajon

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një automjet i policisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion