Vendimi për dinarin serb, BE dhe SHBA dënojnë Kosovën: Shqetësuese...

Kosovë&Rajon

Vendimi për dinarin serb, BE dhe SHBA dënojnë Kosovën:

Ndërkombëtarët ashpërsuan tonet këtë fundjavë në reagimet e tyre të përsëritura për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.

Në një deklaratë të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, thuhet se Brukseli është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë. Stano iu referua  bastisjes në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. BE-ja tha ai “i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të shtojnë tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”.

Zëdhënësi i BE-së argumenton se mbyllja e menjëhershme e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të komunitetit serb të Kosovës,  duke u kufizuar qasje në shërbime themelore sociale. Stano i kujton autoriteteve kosovare se statusi i këtyre strukturave parashikohet të zgjidhet në dialog dhe ka  lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pak orë para be dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si mbëhstetës për Kosovën në arenën ndërkombëtare

 “Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për të shpërndarë pagesat sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës të sigurojë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë shkruan ai në një letër, të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Prishtinë”, tha Hovenier.

Edhe Diplomati amerikan kërkon që “çështja e strukturave serbe duhet të përfshihet në dialog dhe kërkon shtyrën e zbatimit të rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për doinarin. derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”, thuhet në letër.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion