U plagosën gjatë përplasjeve me serbët, ushtarët e KFOR-it dërgohen me helikopter drejt Prishtinës

Kosovë&Rajon

U plagosën gjatë përplasjeve me serbët, ushtarët e

Disa pjesëtarë të KFOR-it janë duke u trajtuar në Urgjencën e Spitalit Amerikan, pas lëndimeve të marra nga sulmet me shok bomba të pjesëtarëve të strukturave paralele në Zveçan.

RTK ka siguruar videon e helikopterit amerikan duke zbarkuar në spitali amerikan në Prishtinë.

Këta të fundit nuk kanë dashur të japin informacione e as ta konfirmojnë nëse bëhet fjalë për ushtarë të plagosur.

Tajani: Në mesin e ushtarëve të plagosur janë 11 ushtarë italianë të KFOR-it

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në Twitter ka shkruar se në mesin e ushtarëve të plagosur janë 11 ushtarë italianë të KFOR-it.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria vazhdon të angazhohet për paqen”, ka shkruar ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion