Tensionet në Veri të Kosovës, drejtori i spitalit në Mitrovicë: Më shumë se 53 të lënduar, një në rrezik për jetën

Kosovë&Rajon

Tensionet në Veri të Kosovës, drejtori i spitalit në

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës Veriore, Zlatan Elek ka thënë se më shumë se 53 qytetarë janë lënduar sot nga shok-bombat e gazit lotsjellës gjatë protestave në veri. Sipas tij, tre të lënduar po mbahen në spital dhe njëri nga ta ka lëndime që i rrezikojnë jetën.

Mediat serbe kanë raportuar se ka pasur shumë serbë të lënduar, të cilat janë trajtuar në Qendrën Mjekësore në Zveçan dhe se ata me lëndime më të rënda janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Mitrovicës.

Po ashtu, bëhet e e ditur se mes të lënduarve është edhe një gazetar i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prania e KFOR-it në Zveçan dhe Leposaviq është rritur ndjeshëm nga mëngjesi i sotshëm.

Të lënduar ka edhe ushtarë të KFOR-it.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sot janë lënduar 11 ushtarë të KFOR-it italian, prej të cilëve 3 me lëndime të rënda, por pa rrezik për jetët e tyre.

ME TE LEXUARAT