Situata në Zveçan, mediat e Beogradit: 2 serbë të plagosur, një në gjendje të rëndë

Kosovë&Rajon

Situata në Zveçan, mediat e Beogradit: 2 serbë të

Situata para objektit të Komunës së Zveçanit u tensionua pasi KFOR-i kërkoi që protestuesit të largohen. Mediat serbe raportojnë se si pasojë e përplasjeve mes protestuesve dhe KFOR, kanë mbetur të plagosur 2 serbë, një prej të cilëve raportohet të jetë plagosur me armë zjarri.

Sipas mediave vendase, ai ndodhet në gjendje të rëndë. Raportohet se të lënduar kanë mbetur edhe ushtarë të forcave të NATO-s. Situata u tensionua kur serbët nisën të hedhin në drejtim të kordonit të KFOR mjete piroteknike, çka bëri që KFOR të përgjigjet me gaz lotsjellës.

 

ME TE LEXUARAT