Alpinistja goditet nga rrufeja, ndërron jetë në spital

Bota

Alpinistja goditet nga rrufeja, ndërron jetë në spital

Një 53-vjeçare italiane e apasionuar pas maleve, ka ndërruar jetë sot, një ditë pasi u godit nga rrufeja në mal. Evelina Tomasoni nga Manerbio, në zonën e Brescias nuk ia doli, pasi u godit nga rrufeja të dielën, ndërsa ndodhej në shpatin e malit Guglielmo midis Pisogne dhe Zone në provincën e Brescia-s, në një lartësi prej rreth 1800 metrash.



Gruaja ishte transferuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni në Bergamo, por kushtet e saj ishin të rënduara. Një adhuruese e madhe e malit, Evelina Tomasoni u kap nga stuhia teksa ishte e angazhuar në një ekskursion me partnerin e saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion