“U desh të jepnim përsëri dëshmorë”, Osmani dhe Kurti nderojnë heroin Afrim Bunjaku

Kosovë&Rajon

“U desh të jepnim përsëri dëshmorë”, Osmani

Përvjetori i 16-të i pavarësisë së Kosovës është nderuar dhe figura dhe vepra e dëshmorit më të ri, Afrim Bunjakut. Rreshteri Bunjaku, ra heroikisht teksa ishte në detyrë mëngjesin e 24 shtatorit 2023 kur veriu i Kosovës u përball me një sulm terrorist.

Në fjalimet e tyre sot në Kuvendin e Kosovës, Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti, nderuan veprën e tij.

Osmani tha se ai bashkë me kolegët e tij i japin kuptim motos së sivjetme “Kosovë, ne të dalim zot”.

“Në mëngjesin e 24 shtatorit, djemtë e vajzat tona në uniformë, kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për të mbrojtur e mbajtur të lirë vendin e tyre. Ata kanë dëshmuar se atdhedashuria është virtyt e virtyti kërkon edhe sakrificë. Me sakrificën e tyre e përkushtimin ndaj atdheut ata dëshmuan se Kosova është dhe do të mbetet e lirë, sovrane dhe e zonja që së bashku me aleatët e saj të mbajë të palëkundur paqen në rajon. Ata i dhanë kuptim plotësisht kuptim motos së sivjetme të festimeve “Kosovë, ne të dalim zot”. Heroi Afrim Bunjaku, familjen e së cilit e përshëndesim sot, dha jetën e vet për t’i dhënë jehonë kumbuese motos: Kosovë, ne të dalim zot sot e përherë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të dhe gjithë heronjtë tanë”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti tha se Serbia në vend që të zgjidhte fqinjësinë e mirë europiane me Kosovën, zgjodhi terrorizmin.

“Në vend të saj ajo madje përqafoi terrorizmin edhe aty dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizmit të policisë sonë. Mirëpo, për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar, ushtruar dhe drejtuar nga Serbia u desh që përsëri të jepnim dëshmor. Rreshteri Afrim Binjaku i shtohet pleadës së dëshmorëve tonë. Pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës. Lavdi dëshmorëve! Republika kurrë nuk ju harron”, tha Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion