Tjetër ngërç në Kuvendin e Kosovës? Ngec nënkryetari nga ana e serbëve

Kosovë&Rajon

Tjetër ngërç në Kuvendin e Kosovës? Ngec

Pas një pauze të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën dhe 3 nënkryetarët nga radhët e partive shqiptare, pasi një marrëveshje ishte arritur mes tyre.

Me 101 vota pro, asnjë kundër dhe 9 abstenime, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga PDK dhe Kujtim Shala nga LDK do të jenë nënkryetarët e rinj të kuvendit në këtë legjislaturë të re.

Emilja Rexhepi u zgjodh nënkryetare nga pakicat joserbe. Një ngërç i ri u krijua në votimin e nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe, pasi forcat kryesore politike nuk mbështesin kandidatin e Listës Serbe.

Në këtë garë është futur edhe Nenad Rashiq, nga Partia Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Sllavko Simiq u propozua 3 here nga Lista Serbe por nuk mori votat e nevojshme. 

ME TE LEXUARAT