Ambasadori amerikan në Kosovë: Dënojmë dhunën e serbëve ndaj KFOR-it

Kosovë&Rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë: Dënojmë dhunën e

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër KFOR-it.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin,” – shkroi ai në Twitter.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin sende të forta në drejtim të tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion