Përplasja me protestuesit serbë, ja fotot e ushtarëve të lënduar të KFOR-it në Zveçan

Kosovë&Rajon

Përplasja me protestuesit serbë, ja fotot e ushtarëve të

Pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

Përplasja me protestuesit serbë, ja fotot e ushtarëve të

Operatori i Radios Evropa e Lirë, ka fotografuar disa prej tyre. Në një nga foto shihet mbajtja me barelë e një ushtari të lënduar gjatë operacionit të ndërhyrjes ku u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Përplasja me protestuesit serbë, ja fotot e ushtarëve të


Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.



KFOR, ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan, pasi i paralajmëroi që të shpërndahen, por ata nuk u bindën. Protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta dhe kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthim.

Përplasja me protestuesit serbë, ja fotot e ushtarëve të


Radio Evropa e Lirë raporton gjithashtu se Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e ndërhyrjes së KFOR-it për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion