Shtatzëna shqiptare përplaset me makinë, humb binjakët, vetë në rrezik për jetën

Kosovë&Rajon

Shtatzëna shqiptare përplaset me makinë, humb binjakët,

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri, ku një makinë ka aksidentuar një grua shtatzënë.

Policia thotë se dyshohet se gruaja ka humbur binjakët e saj, ndërsa vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë.

Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, drejtuesi i mjetit është dërguar në paraburgim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion