Shpërthim në fabrikën e nikelit, të paktën 12 të vdekur dhe 39 të plagosur

Bota

Shpërthim në fabrikën e nikelit, të paktën 12 të

Të paktën 12 persona u vranë dhe 39 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë të përpunimit të nikelit të financuar nga Kina në Indonezinë lindore të dielën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 (me orën lokale, 22:30 mbrëmë me orën shqiptare) në një fabrikë të PT Indonesia Tsingshan Stainless Steel në Parkun Industrial Morowali që ndodhet në ishullin Sulawesi.

“Numri aktual i të vdekurve është 51. Dymbëdhjetë persona janë vrarë në aksident. Janë 39 persona me lëndime të lehta ose të rënda”, tha përfaqësuesi i kompanisë industriale, Dedi Kurniawan, në një deklaratë, duke shpjeguar se në mesin e të vdekurve janë shtatë indonezianë dhe pesë të huaj, pa specifikuar kombësinë e tyre.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, shpërthimi ka ndodhur gjatë punimeve të riparimit të një furre shpërthyese, kur një lëng i ndezshëm ka marrë flakë dhe zjarri është përhapur në rezervuarët e oksigjenit të cilët kanë shpërthyer.

Ishulli Sulawesi është një qendër kryesore e prodhimit të nikelit, një material i përdorur kryesisht në bateritë e automjeteve elektrike dhe për të bërë çelik inox. Kina ka investuar shumë në fabrikat në rajon, por ankesat për kushtet e punës atje janë të zakonshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion