Morën ryshfet dhe lejuan kamionët të kalonin pa skanim, arrestohet doganieri dhe polici

Aktualitet

Morën ryshfet dhe lejuan kamionët të kalonin pa skanim,

Me urdhër të AMP-së, 2 zyrtarë policie janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se në pranga ranë përgjegjësi i doganës dhe doganieri, ndërsa një tjetër punonjës i doganës është shpallur në kërkim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion