Shpërthim i fuqishëm fishekzjarresh në Prizren, situata del jashtë kontrollit, lëndohet një person
Lajmifundit
/
31 Dhjetor 2024, 23:05
Kosovë&Rajon

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Prizren të Kosovës. Shpërthimi i fishekzjarreve ka dalë jashtë kontrollit duke plasur në mënyrë të pakontrolluar.
Mediat e Kosovës shkruajnë se gjashtë banesa, diaa shtëpi dhe makina kanë mbetur të dëmtuara nga shpërthimi, i cili deri tani konsiderohet aksidental.
Një person ka mbetur i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende.
Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit.


