Sherr me të riun jashtë dyqanit në Greqi, shqiptari kthehet me armë dhe tenton ta vrasë

Kosovë&Rajon

Sherr me të riun jashtë dyqanit në Greqi, shqiptari kthehet me

Vrasja e mbetur në tentativë e një 33-vjeçari, e ndodhur në orët e para të 10 shtatorit 2023 jashtë një qendre argëtimi në Petroupol, është hetuar nga efektivët e policisë së Departamentit të Zhvatjes.

Rreth orës 05:00 ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një 33-vjeçar duke e plagosur në këmbë.

Nga hetimet e policisë rezultoi se autori i vrasjes së mbetur në tentativë është një 39-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Lion të Francës, pas një urdhër-arresti europian.

Atë ditë, dyshohet se 39-vjeçari shqiptar ka debatuar për një arsye të panjohur me 33-vjeçarin Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa sekondash është kthyer, ka nxjerrë një pistoletë nga beli dhe ka qëlluar drejt tij.

Plumbi e zuri 33-vjeçarin në këmbën e majtë, ndërsa shqiptari u largua qetësisht në këmbë. Pas këtij akti ai u arratis nga Greqia drejt Shqipërisë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion