"Romeo i ka kërkuar lidhje", Erjola në lot pas deklaratës së Gracianos: Ka dëgjuar kur ish-partneri më dhunonte

Showbiz

"Romeo i ka kërkuar lidhje", Erjola në lot pas

Erjola Doçi ka pasur një debat të fortë një natë më parë me Graciano Taganin, i cili e akuzonte se ka pasur njohje më parë me Romeon dhe kanë flirtuar.

Pasi ka përfunduar spektakli, ajo ka shkuar në dhomën e gjumit, ku teksa fliste me Julin, Meritonin dhe Rmeon ajo ka thënë se do të lërë shtëpinë.

Për Gracianon është shprehur e zhgënjyer duke thënë se ai e di që ajo ka përjetuar dhunë në lidhje të mëparshme dhe se nuk e duron dot presionin.

Ajo thotë se në kohën kur dhunohej nga ish-partneri, Graciano e ka pasur shtëpinë ngjitur dhe e dëgjonte kur e rrihte, e madje i thoshte nëse ka nevojë për ndihmë.

Ndiqni videon për më tepër:

Erjola Doçi: Nuk më intereson më asgjë, para fytyrës tënde. Kam 4 ditë me këtë muhabet, për shpirt të babit s’më intereson më kjo gjë. O Jul kam kaluar dhunë fizike në jetë, presion se duroj dot.

Dhe ai më vjen e bën shantazh e presion. E ka pasur shtëpinë ngjitur me mua kur dëgjonte se si bënte edhe thoshte a do ndihmë.

Familja ime duke dëgjuar këto gjëra. Ju q*fsha finale. Më lini

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion