I dënuar me 5 vite burg për vjedhjen e një "Audi", 32-vjeçari arrestohet në Lushnjë

Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg për vjedhjen e një "Audi",

I dënuar me 5 vjet burgim për vjedhjen e një automjeti, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin në kërkim:

Ardit Gjondedaj (Nuhu), 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 14.10.2020, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një automjet tip “Audi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion