Ndihmoi autorin e masakrës në Shkodër, arrestohet Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve! Lidhjet e tij me ngjarjet kriminale

Aktualitet

Ndihmoi autorin e masakrës në Shkodër, arrestohet Barush Bregu,

Barush Bregu 39-vjeçari i cili u shpall në kërkim për përkrahjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë.

I njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, ai është i lidhur me disa ngjarje të renda.

Sipas Policise, Barush Bregu (Bajram Bregu) 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, u shpallen ne kerkim dhe akuzohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar  1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës,  5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.

33 vjeçari, Barush Bregu nuk është një emër i panjohur për policinë, ai u arrestua më 4 Maj, gjatë operacioni të FNSH-së dhe RENEA-s në Komunën e Parisit. Bregu, akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të Bajrajve, që u arrestuan vjeshtën e 2018-ës në operacionin OAZ.

Bashkë me Bajrjajt, ai akuzohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet por që ende nuk janë zbardhur. Ai është i dënuar me 4 vite burg për kultivim narkotikësh.

33-vjeçari, i konsideruar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë, fshihej prej disa javësh në një banesë me qira në katin e fundit të një pallati tek Komuna e Parisit, ku edhe u bë i mundur arrestimi i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion