Raportonte vdekjen e 46 shqiptarëve/ Spikerja s’mban dot lotët në transmetim ‘live’

Kosovë&Rajon

Raportonte vdekjen e 46 shqiptarëve/ Spikerja s’mban dot lotët

Ngjarjet e rënda, kthehen në momente të vështira për gazetarët që i transmetojnë ato. Shpesh, këta persona e shprehin dhimbjen, nëpërmjet lotëve, por edhe trishtimit. Së fundmi, një spikere e AlsatM, nuk i ka mbajtur lotët teksa jepte lajmin për 46 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.

Kujtojmë që të paktën 46 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjetën vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm kishte edhe 12 fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve të pësuara.balkanweb

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion