Protesta për ‘TikTok’, Berisha thirrje nxënësve: Nisni bojkotin e mësimit, shkolla të mos guxojë t’i ndalojë!

Kosovë&Rajon

Protesta për ‘TikTok’, Berisha thirrje nxënësve:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp komentoi protestën për platformën ‘TikTok’.

Kryedemokrati bëri thirrje nxënësve që të nisin bojkotin e mësimit, ndërsa shtoi se shkolla të mos guxojë t’i ndalojë.

“Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin.


Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat.”, thotë Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion