Po luante me armë gjahu, plagoset rëndë i mituri
Lajmifundit
/
5 July 2021, 21:29
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Glloboqicë të Komunës së Dragashit.
Mediat në Kosovë raportojnë se një i mitur është plagosur me pushkë teksa po luante me shokët e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ku tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur derisa të miturit që ishin të afërm mes vete, po luanin me një pushkë gjuetie brenda një dhome.
I mituri ka lëndime të rënda dhe momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Kujtojmë se fshati Glloboqicë i përket trevës së Gorës në Komunën e Dragashit dhe banohet nga qytetarët e komunitetit goran.


