“Fikte radarin për 15 mijë euro”, PD akuza qeverisë: Si mashtruan tre ministrat (VIDEO)

Operacioni “Shpirti” dhe dëshmitë e të penduarve për lidhjen mes trafikantëve dhe segmenteve të caktuara të policisë janë kthyer akuza nga opozita në drejtim të qeverisë.
Në një pjesë të përgjimeve, njëri nga trafikantët flet për fikjen e radarëve kundrejt pagesave nga trafikantët për të kaluar gomonen drejt Italisë.
Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Fierit, ish-ministri Enkelejd Alibeaj ka postuar një video të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe dy të Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka ku deklarojnë se radarët nuk mund të fiken. Deputeti i PD-së i akuzon tre ish-ministrat për mashtrim.
“Kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit! Ja si mashtruan ministrat e Ramës” shkruan Alibeaj.


