Situata e rëndë me plehrat në Kavajë, Meta: Ky krim mjedisor meriton ndëshkim nga drejtësia (FOTO)

Politikë

Situata e rëndë me plehrat në Kavajë, Meta: Ky krim mjedisor

Presidenti i Republikes Ilir Meta përmes një postimi në facebook ka reaguar pas situatës së rëndë mjedisore krijuar me plehrat jo vetëm në Durrës, por edhe në bregdetin e Adriatikut.

Meta shkruan se kjo është e papranueshme dhe se institucionet përkatëse duhet të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij ky krim mjedisor kërkon ndëshkim.

 "E papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore, në prag emergjence, e shkaktuar nga mbeturinat në qendrat urbane dhe përgjatë bregdetit të Adriatikut, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ky krim mjedisor, me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, për florën e faunën dhe që dëmton imazhin e Shqipërisë, meriton ndërgjegjësim dhe reagim të menjëhershëm efektiv të pushtetit vendor dhe të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, si dhe ndëshkim nga drejtësia", shkruan Meta. 

Situata e rëndë me plehrat në Kavajë, Meta: Ky krim mjedisor     Situata e rëndë me plehrat në Kavajë, Meta: Ky krim mjedisor

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion