PD e alarmuar: Aktivisti ynë është goditur barbarisht shkopa bejsbolli në Sarandë, shteti të zbulojë autorët

Politikë

PD e alarmuar: Aktivisti ynë është goditur barbarisht shkopa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas dhunës barbare të ushtruar mbi avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdini paraditen e sotme në qytetin e Sarandës i cili njëkohësisht është edhe aktivist i PD.

Me një postim në facebook Zhupa u ka bërë thirrje autoriteteve dhe policisë që të hetojnë ngjarjen duke vënë para drejtësisë autorët. Sipas Zhupës vendi qeveria është në shërbim të krimit dhe policia garantë e tij.

Postimi i plotë në Facebook

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.

Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.

I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.

Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.

Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion