Pas gjashtë muajsh, sot përfundojnë zgjedhjet lokale në Kosovë

Kosovë&Rajon

Pas gjashtë muajsh, sot përfundojnë zgjedhjet lokale në

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta përfundojë procesin e Zgjedhjeve Lokale të këtij viti, të cilat u shpallën më 15 qershor.

Pas plotë gjashtë muajsh, KQZ do ta përmbyllë këtë proces me certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur në një përgjigje me shkrim se gjatë ditës së sotme KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit ishin të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave. Në raundin e parë 17 komuna zgjedhën kryetarët e tyre, ndërsa raundi i dytë u organizua në 21 të tjera, në mesin e të cilave edhe komunat e mëdha si Prishtina dhe Prizreni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion