Ministri serb pëson goditje në tru gjatë intervistës live në emisionin e mëngjesit

Ministri i Investimeve Publike të Serbisë, Darko Glisiç, ka pësuar një goditje në tru gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në mëngjes në televizionin “Pink”. Ngjarja ndodhi papritur, teksa ai ishte i ftuar në studio, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit.
Sipas mediave serbe, Glisiç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën kujdes intensiv.
Presidenti Aleksandër Vuçiç ka shkuar menjëherë për ta vizituar në spital, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me Glisiçin, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të tij në qeveri.
Nuk ka ende një komunikatë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore, por burime pranë spitalit raportojnë se mjekët po bëjnë përpjekje për stabilizimin e situatës.


