Numërohen gjysma e votave në Kosovë, Vetëvendosja 37 për qind, PDK 29, LDK 16 për qind

Me mbi 50 për qind të votave të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 37.50 për qind të votave, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjve.
29 per qind ka marre PDK, dhe vetem 16 per qind LDK, sipas KQZ-se.

23.65% e votave të numëruara, kryeson LVV
(Ora 21:05) Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë proceduar 23.65% e votave.
Sipas këtyre të dhënave Vetëvendosje kryeson me 55.77%, PDK 25.39%, LDK 8.99%, AAK-Nisma me partnerët 5.00% dhe Koalicioni për Familje 1.09%. Megjithatë, nuk dihet nëse këto të dhëna janë të sakta, pasi faqja e KQZ-së ka probleme.
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Pasaktësi në rezultatet e votave të para, po korigjojmë të dhënat

Ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas skandalit ku në platformën ku tregohen rezultatet e zgjedhjeve.
Zëdhënësi Valmir Elezi ka thënë se ka probleme teknike dhe se të dhënat do të publikohen pasi të mblidhen nga terreni.
“Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë.
Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.
Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.
Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë” – ka thënë ai.
KQZ numëron votat e para në Kosovë, VV me 37 për qind, LDK 25 dhe LDK me 17 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 5.29% të votave. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.18% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 25.10% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.28% të votave.
Sipas numërimit të deritashëm AAK-ja me partnerë të koalicionit ka 8.86% të votave.

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ pas mbylljes së votimit: Pjesëmarrja mbi 40 për qind
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare dalja e qytetarëve në zgjedhjet paralamentare 2025 ka qenë mbi 40%.
“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare nga 2297 vendvotime apo nga 90,68% e tyre, nga gjithsej 2533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04% apo 789,172 votues nga 1,970,944 nga lista me të drejtë vote”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai ka krahasuar këto shifra me ato të vitit 2021, kur kishin votuar rreth 46,90%. Ai ka njoftuar se KQZ do të ketë sërish konferencë për media, por për orën ka thënë se do të njoftojnë më vonë.
Exit Poll-et e nxorën fituese me mbi 38 për qind, reagon Vetëvendosja

Tri Exit Pollet e publikuara nga mediat e Kosovës rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind.
Sondazhet jane bere publike pas mbylljes se kutive te votimit dhe sugjerojne nje fitore te Vetevendosjes si parti e pare ne vend.
Partia që synonte të merrte 500 mijë vota këto zgjedhje, dhe që mori mbi 50 për qind në zgjedhjet e kaluara, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar vëzhguesit dhe komisionerët.
“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës.
Punë të mbarë!”, thuhet në një postim në Facebook.
Mbyllet votimi në Kosovë, Exit Poll e para: Vetëvendosja me 43 deputetë, PDK forcë e dytë me 25, LDK e treta

Mbyllet votimi në Kosovë, teksa menjëherë më pas kanë nisur të dalin edhe exit poll e para.
Sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 43 deputet, PDK-ja 25 deputetë, LDK-ja 23 deputetë, ndërsa AAK-ja 9 deputetë.
Në këtë Exit-Poll, nuk janë përfshirë votat e diasporës.


