Fotografoi votën në Zvecan, një person dërgohet në polici

Kosovë&Rajon

Fotografoi votën në Zvecan, një person dërgohet në

Mbi gjysmë milioni qytetarë me të drejt vote, kanë ushtruar të drejtën e tyre dhe kanë votuar.

Ndonëse procesi është duke shkuar pa ndonjë incident të madh, një rast i fotografimit të votës është raportuar në Zveçan.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për mediat vendase se një person është dërguar në komisariat.

“Një person është sjellë në stacion në lidhje me fotografimin e votës. Pas konsultimit me prokurorin do të vendoset si do të veprohet tutje”, ka thënë Elshani.

Nga të dhënat e fundit nga KQZ deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 43.59% apo 3 mijë e 140 qytetarë nga 7 mijë e 203 sa kanë të drejtë vote.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion