Grenell: Zëri i Amerikës dhe Evropa e Lirë, të mbushura me aktivistë të majtë!

Bota

Grenell: Zëri i Amerikës dhe Evropa e Lirë, të mbushura me

Emisari për misione të posaçme i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, janë media shtetërore dhe se ato janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë.

Grenell, në një postim në platformën X, tha se ka punuar në ato media dhe se nuk ka nevojë për media të tilla, të paguar nga qeveria.

“Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës janë media të paguara nga taksapaguesit amerikanë. Ato janë media shtetërore.

Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, ka shkruar Grenell në X.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion