Albin Kurti thirrje publike për qytetarët: Kush s`ka votuar, të dalë ta bëjë sa më parë

Kosovë&Rajon

Albin Kurti thirrje publike për qytetarët: Kush s`ka votuar, të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar këtë të diel.

Ai thekson se dy orët që kanë mbetur janë vendimtare për katër vitet e ardhshme në Kosovë.

Mesazhi i plotë i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë.

Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion