Kurti në Kuvend: KFOR të urdhërojë Serbinë që të kthejë 3 policët e rrëmbyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një seancë plenare për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës. Ai u shpreh se kanë qenë dy grupe kriminale të njohura si SIE dhe KOBRA që kanë organizuar këtë krim të paprecedentë nga ana e Beogradit. Ndër të tjera, ai shton se arrestimi i Milenkoviç është me vend pasi ai është organizatori i krimeve të njëpasnjëshme dhe të sulmit të paprecedentë të KFOR dhe gazetarëve në veri të Kosovës.
“Policia e Republikës i mbronte institucionet publike nga milicia fashiste dhe me këtë rast identifikoi shumë prej tyre, të cilët natyrisht dhe po përndiqen. Një ndër arsyet se pse unë kam përmendur emrat e tyre, është pikërisht për të thënë se nuk e kemi me komunitetin serb por me këta emra të përveçëm që janë përgjegjës për dhunën, destabilizmin dhe përshkallëzimin.
Policia e Republikës, është njësia më e trajnuar profesionale në rajon sepse është e specializuar nga vendet tona mike. Nuk bën gjueti shtrigash, këto shkolla, kurse dhe trajnime që i kanë kryer policët tanë nuk lejojnë politizimin e situatave. Unë kryeministri i Kosovës, e kam marrë vesh po si ju për arrestimin e Millokoviç. Por aq i madh është paniku te grupet kriminale të Serbisë, mua më është krijuar përshtypja sesa përmasa të krimit të organizuar ka ky personazh. Nuk bëhet fjalë për një shkelje ligji, është bërë për shumë vite rregullisht deri kur u arrestua. E pas arrestimit të tij, që organizoi sulmet e KFOR, gazetarëve, Serbia organizoi një sulm të pashembullt duke arrestuar 3 policët tanë.
Me makina pa tagra, thellë në republikën e Kosovës, rrëmbyen 3 policët tanë.
Bëhet fjalë për dy grupe kriminale që janë: SIE e KOBRA.”- tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka bërë thirrje KFOR-it që të urdhërojë Serbinë që të kthejë 3 policët e rrëmbyer.
‘KFOR të urdhëroj Serbinë që të kthej policët e rrëmbyer dhe të dënojë këtë shkelje flagrante të integritetit tonë territorial. Dje është shkelur pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës. KFOR duhet të jetë i heshtur dhe as i përulur ndaj kësaj. Nëse KFOR shndërron këtë heshtje në normë, atëherë një gjë të tillë i bie të mohoj një përgjegjësi ndërkombëtare që i është dashur të dënojë publikisht.’- tha Kurti.


