Kurti dhe kryeministrja serbe përplasen në Tiranë: A dëshiron të na pushtosh sërish?

Kosovë&Rajon

Kurti dhe kryeministrja serbe përplasen në Tiranë: A

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku mori pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç kërkoi që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet.

Media serbe Tanjug raporton se Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kjo ka sjellë edhe përplasjen mes tij dhe kryeministres serbe.

Ana Bërnabiç u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.


Bërnabiç ka thënë se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Ndërsa Kurti i është drejtuar me ironi: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Bërnabiç u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion