Kryeministrja e Serbisë: Nuk e kuptoj pse Kurti nuk e konsideron prioritet kryesor dialogun me Serbinë

Kosovë&Rajon

Kryeministrja e Serbisë: Nuk e kuptoj pse Kurti nuk e konsideron prioritet

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se vetëm përmes dialogut dhe kompromisit mund të arrihet një zgjidhje e përhershme lidhur me Kosovën  dhe “pa këtë [zgjidhjen e çështjes së Kosovës] nuk ka stabilitet as investime”.

Kryeministrja serbe, siç transmetojnë mediat serbe, duke folur në Forumin Ekonomik Delphi në Athinë vuri në dukje se Marrëveshja e Prespës është një shembull për Serbinë dhe Kosovën.

Brnabiç deklaroi se nuk e kupton se pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e konsideron dialogun me Serbinë prioritet kryesor për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Beogradi është duke pritur për vazhdimin e dialogut, por ‘topi është në anën e Prishtinës’”, tha Brnabiq, duke shpresuar se konfirmimi i datës së re të takimit [Kurti-Vuçiq në Bruksel] do të mbërrijë së shpejti.

“Dialogu është shumë i vështirë, i cili ka nevojë për liderë të guximshëm, por është mënyra e vetme për të ecur përpara. Sa më shpejt të vazhdojmë dialogun, aq më mirë për të gjithë në rajon”, tha Brnabiç.

“Unë e di që prosperiteti i vendit tim është i pamundur pa prosperitetin e të gjithë rajonit. Kjo është arsyeja pse për mua, si kryeministre e Serbisë, përparimi i të gjithëve në rajon është po aq i rëndësishëm sa edhe përparimi i vendit tim “, tha ajo.

“Marrëveshja e Prespës është një shembull i mirë si shpresojmë ne të zgjidhen gjërat me Prishtinën”, theksoi Brnabiç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion