Sulmoi policinë kosovare në pikën kufitare të Jarinjës, arrestohet shtetasi serb

Kosovë&Rajon

Sulmoi policinë kosovare në pikën kufitare të Jarinjës,

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje policore, pasi ka sulmuar zyrtarët policorë në pikën kufitare të Jarinjës, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 tetor në orën 04:55 dhe një zyrtar policor ka marrë tretman mjekësor, sipas raportit 24-orësh të Policisë.

Për këtë rast, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.

Pika kufitare e Jarinjës gjendet në Leposaviq – një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe – që lidh Kosovën me Serbinë.

Përveç Jarinjës, pikat tjera kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë ajo e Bërnjakut, Merdarës, Mutivodës, Dheut të Bardhë dhe Muçibabës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe të dyja shtetet zyrtarisht nuk e kanë kryer procesin e demarkacionit të kufirit.

Gjatë viteve të fundit, në vijën kufitare kanë ndodhur disa incidente.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, që nga përfundimi i luftës më 1999 përkujdeset për sigurinë e kufijve të Kosovës.

Ky mision e ka këtë përgjegjësi bazuar në atë që njihet si Marrëveshje Ushtarako-Teknike e Kumanovës, e cila i ka dhënë fund luftës në Kosovë. Serbia e ka nënshkruar këtë marrëveshje me NATO-n në vitin 1999, duke i tërhequr më pas të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

Megjithatë, që nga viti 1999 edhe Policia e Kosovës kryen patrullime në vijën kufitare./ REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion