Policia kap "thesarin" në Tiranë, shpërndarësit të ka.nab.isit i gjendet blloku i shënimeve me emrat e....
Nje shperndares kanabisi eshte vene ne pranga ne Tirane ndersa policia i ka gjetur edhe nje "thesar" pasi me vete kishte bllokun e shenimeve lidhur me aktivitetin kriminal ku kishte shenuar sasite e blera te lendes narkotike, personat nga i merrte dhe ku e shperndante.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Distributed", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe mjete që sherbëjnë për paketimin e saj, si dhe u arrestua në flagrancë 31-vjeçari që i posedonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara nga intaligjenca policore se një shtetas shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Distributed".
Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi H. Ç., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2.1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, qese farmaceutike për paketimin e saj, një palë gërshërë, bllok me shënime mbi aktivitetin kriminal të shitjes së lëndës narkotike dhe një aparat celular.