Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Kosovë&Rajon

Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata shpall aktgjykimin

Më 28 korrik 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykimin ndaj katër të pandehurve të akuzuar për sulmin me bomba dore ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KQZ) në Mitrovicën e Veriut, që ndodhi në dhjetor të vitit 2022.

Të akuzuarit Millun Millenkoviq – i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq dhe Miomir Vakiq u përballën me drejtësinë për veprën penale “akt terrorist”, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Kosovës në dhjetor të vitit 2023.

Sipas organit të akuzës, qëllimi i sulmit ka qenë destabilizimi dhe shkatërrimi i strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjatë sulmit, u përdorën bomba dore dhe mjete shpërthyese, ndërsa si pasojë janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ndodheshin në objekt.

Ky rast ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të ndjeshmërisë politike dhe etnike në zonën e Mitrovicës së Veriut, ndërkohë që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si përpjekje të qëllimshme për të cenuar rendin kushtetues dhe për të përshkallëzuar tensionet në veri të vendit.

Gjykata pritet të bëjë publike detajet e vendimit dhe dënimet për secilin nga të pandehurit në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT