Rruga e re Bulqizë–Librazhd hap korridorin e ri turistik, Rama publikon pamjet

Aktualitet

Rruga e re Bulqizë–Librazhd hap korridorin e ri turistik, Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, konkretisht aksi Ura e Çerenecit–Zgosht. Sipas tij, kjo vepër infrastrukturore jo vetëm që lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor që shërben si urë për zhvillimin e turizmit malor dhe ekonomisë rurale.

“Jo vetëm afron më shumë bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, por nxit edhe ekonominë rurale, duke i dhënë jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike,” – shkruan Rama, duke e shoqëruar njoftimin me pamje nga rruga e përfunduar.

Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin në zonat malore, të sjellë më shumë vizitorë dhe të hapë mundësi të reja për zhvillim lokal në veri dhe lindje të vendit.

ME TE LEXUARAT