Një automjet përfshihet nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman

Aktualitet

Një automjet përfshihet nga flakët në aksin rrugor

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Ngjarja ka shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka pasur përplasje apo aksident rrugor. Dyshimet e para flasin për një defekt teknik në vetë mjetin, i cili ka shkaktuar zjarrin.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e incidentit.

Autoritetet i bëjnë apel drejtuesve të kontrollojnë në mënyrë të rregullt automjetet e tyre për të shmangur ngjarje të tilla që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë në rrugë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion