Greqi/ Zjarret në Patra shkrumbojnë mbi 100 mijë hektarë pyje, evakuohen banorët

Kosovë&Rajon

Greqi/ Zjarret në Patra shkrumbojnë mbi 100 mijë hektarë

Beteja me flakët në Greqi vazhdon, ku zjarrfikësit, banorët dhe vullnetarët po përballen me frontet e shumta të zjarreve për të tretën ditë radhazi. Situata më e rëndë është në Ahaia pranë Patrës, ku pesë avionë dhe gjashtë helikopterë po operojnë prej mëngjesit për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa mbi 140 zjarrfikës, 5 grupe këmbësorësh dhe 41 automjete po punojnë intensivisht.

Dhjetëra banorë janë evakuuar pas urdhrit të emergjencës 112, dhe autoritetet kanë arrestuar të paktën dy persona për zjarrvënie të qëllimshme. Në frontet e tjera, situata është përmirësuar në ishullin Hios, Filippiada, Zakintho dhe Ilia, ndërsa në Kipouries të Kios dhe pranë qytetit të Artës mbeten vetëm disa vatra të vogla.

Zjarret kanë shkrumbuar mbi 100,000 hektarë sipërfaqe pyjore, ullishte, stalla dhe depo, duke djegur dhjetëra shtëpi dhe bagëti. Disa zona kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku i zjarreve mbetet shumë i lartë në pesë rajone të vendit, duke kërkuar vigjilencë të shtuar nga të gjithë.

ME TE LEXUARAT