Greqi/ 55-vjeçari shqiptar bie në rezervuarin e ujërave të zeza, gjendet i pajetë

Kosovë&Rajon

Greqi/ 55-vjeçari shqiptar bie në rezervuarin e ujërave të

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion, ku një punëtor shqiptar 55-vjeç humbi jetën gjatë orarit të punës.

Sipas mediave lokale, viktima ishte punonjës i një kompanie private që menaxhon rezervuarin e ujërave të zeza në zonë. Ai kishte shkuar së bashku me një koleg për të kontrolluar nivelin e ujërave, pasi ky kishte tejkaluar kufirin e lejuar.

Në një moment, kolegu i tij kuptoi se 55-vjeçari ishte zhdukur pa lënë gjurmë dhe alarmoi menjëherë autoritetet. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në rezervuar.

Dyshohet se viktima ka rënë brenda pa u vënë re dhe ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë ose mbytjes nga mbetjet toksike.

Burime nga vendi i ngjarjes thonë se po të ishte vepruar në kohë, mund të ishte shpëtuar. Hetimet paraprake janë në vijim, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Autoritetet po verifikojnë edhe nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në vendin e punës.

ME TE LEXUARAT