Rama: Lirimi i hapësirave publike në Tiranë vazhdon pa pushim, komentuesit të bëjnë durim ose…

Aktualitet

Rama: Lirimi i hapësirave publike në Tiranë vazhdon pa pushim,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke konfirmuar se aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet do të vazhdojë me intensitet të plotë dhe pa ndalur. Ai e cilësoi operacionin si të pandalshëm dhe të domosdoshëm për rendin dhe qetësinë në qytet.

“Vazhdojmë, papushim,” shkruan Rama, duke nënkuptuar se ky proces do të jetë i vazhdueshëm dhe i palëkundur.

Për kritikët dhe komentuesit në rrjetet sociale që kundërshtojnë aksionin, Rama mesazhoi duke u kërkuar të tregojnë durim brenda mundësive, ndërsa ata që nuk mund ta bëjnë, i përshëndeti “me mirëkuptim”, duke mos hequr dorë nga përpjekjet e qeverisë për të vendosur rendin.

Ky postim vjen në një kohë kur aksionet e IKMT-së dhe policisë bashkiake për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave në Tiranë po intensifikohen, duke krijuar reagime të ndryshme nga qytetarët.

ME TE LEXUARAT